Lajmet

Pas tre muaj punë, Digg Reader është i hapur për publikun

Jul 1 2013
0 Shpërndarje
Pas tre muaj punë, Digg Reader është i hapur për publikun

Edhe pak ditë na ndajnë nga shuarja e produktit Google Reader dhe më tepër disa ndërmarrje janë duke provuar që ta mbushin zbrazësinë që do ta lër ky produkt me shërbimet e tyre.

Digg Reader mbase është njëri nga zëvendësimet më të qëlluara dhe ndërmarrja zyrtarisht lajmëroi në blogun Digg që projekti që ka qenë duke u zhvilluar prej kohësh është i hapur për publikun.

Ky shërbim ka qenë duke u përgatitur për përdorim dhe afati i fundit për dalje në dispozicion për publikun ka ardhur jo rastësisht në kohën kur pritet të bëhet lajmërimi për shuarjen e Google Reader.

Edhe pse publiku ka qasje në Digg Reader, ai nuk ishte ende gati. Skuadra planifikon që ta kalojë këtë javë duke u këshilluar për përdoruesit e hershëm për të parë gjërat që i mungojnë këtij shërbimi.

Në mesin e veçorive që ata shpresojnë që të vendosin janë numërimet e sakta të gjërave të palexuara në furnizuesit e përdoruesve, mundësia për ta bërë secilën gjë individuale si të palexuar dhe një rrugë për të parë vetëm ato që nuk janë lexuar.

Postimi nuk ofron ndonjë orar se kur pritet të vijnë këto veçori, por menaxheri i përgjithshëm i Digg, Jake Levine, konfirmoi në Twitter që ata do të jenë “gati” javën e ardhshme. (PCWorld Albanian)

digg red

Lajmet e fundit>