Lajmet

Pas tri vitesh, sistemi Slax Linux rikthehet me versionin 7.0

Dec 16 2012
0 Shpërndarje
Pas tri vitesh, sistemi Slax Linux rikthehet me versionin 7.0

Slax LinuxNuk mund të mohohet që viti 2021 ka qenë një vit i frytshëm për llojet Linux në përgjithësi, por diçka që shkon po ashtu në favor të tij është edhe rilindja e llojeve për të cilat nuk kemi dëgjuar për vite.

Dy raste tani mund t’i përmendim: në gusht pamë rikthimin e shumë-festuar të Damn Small Linux pas katër vitesh heshtjeje dhe vetëm gjatë kësaj jave një tjetër ngjarje e ngjashme ndodhi.

Veçanërisht, pas tri viteve pa lajme të reja, të Slax Linux, të hënën u përditësua në versionin 7.0. “Unë jam i lumtur të lajmërojë lëshimin përfundimtar të versionit 7.0 të Slax-it, me emrin kodues Green Horn,”- thuhet në lajmërimin zyrtar në uebfaqen e Slaxit.

“Pas më tepër se tri vitesh heshtjeje, Slax është kthyer në aksion dhe është më mirë se kurrë më parë.”

Vetëm 210 MB

Për ata që nuk janë të familjarizuar me të tashmë, Slax është një sistem që mund të provohet me CD të bazuar në Slackware Linux, por me një llojllojshmëri të softuerëve të parainstaluar dhe një ndërfaqe grafike të përdoruesit e po ashtu edhe veglat për rikthim për administratorët e sistemeve.

Slax Linux1Versioni 7.0 përfshin bërthamën më të re të Linux-it së bashku me desktopin KDE4, kompilatorin GCC dhe “shumë gjëra të tjera”, të gjitha në një shkarkim që është përafërsisht 210 MB.

Slax është po ashtu në dispozicion në më tepër se 50 gjuhë dhe përfshin përkthime, fonte të ndryshme, opsione të sistemit për çdo lokalizim dhe “keyboard mapping”. Jo vetëm kaq, por qasja modulare e këtij sistemi “iu jep mundësinë që të përfshini çdo softuer tjetër në Slax me lehtësi,” -shpjegojnë zhvilluesit e softuerëve.

“Nëse ju mungojnë të parapëlqyer editorët e tekstit, vegla e rrjetit, ose loja, thjesht shkarkoni një modul me softuer dhe kopjojeni atë në Slax dhe nuk ka nevojë që të instalohet, nuk ka nevojë që të konfigurohet.”

I instaluar në USB për 25 dollarëLinux

Slax 7.0 është tani në dispozicion pa pagesë. Sidoqoftë, ju mund të porosisni një flash disk prej 16 GB që vjen me Slax të instaluar në të për 25 dollarë.

Ju mund t’i provoni edhe Puppy Linux dhe Damn Small Linux po ashtu.

Por nëse ju keni harduerë më të vjetër që dëshironi t’i rigjallëroni, ky sistem do të mund të ishte një opsion i mirë për të provuar. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>