Siguri

Pas sulmit, Trapster paralajmëron 10 milion përdorues

Jan 20 2011
0 Shpërndarje
Pas sulmit, Trapster paralajmëron 10 milion përdorues

Përdoruesit këshillohen që menjëherë të ndryshojnë të dhënat e tyre për kyçje, dhe nëse përdorin të njëjtin fjalëkalim për shërbime të ndryshme në veçanti, për ueb mail apo PaypPal, përdoruesit këshillohen që menjëherë të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre.

Në përgjithësi, mënyra më e mirë për të ruajtur të sigurta llogaritë tuaja online është të përdoret një menaxher i fjalëkalimeve që gjeneron fjalëkalime të gjata, të ndryshme dhe unike për çdo llogari online që përdoroni. (Ja ku t’i gjeni 5 të tillë mjaft të mirë).

Në një e-mail dërguar përoduresve të saj, Traspter shkroi: “Ekipi i Trapster së fundi ka kuptuar se ueb faqja jonë ka qenë cak i një sulmi për vjedhje, dhe ka gjasa që e-mail adresa dhe fjalëkalimi juaj të jenë komprometuar”.

Blogu i Trapster nuk ka ndonjë detaj zyrtar në lidhje me atë sesa thellë ka arritur të depërtojë sulmi, dhe çfarë të dhëna janë kompremtuar, e sa fjalëkalime e emra përdoruesish janë vjedhur. Megjithëse ka pak gjasa që një haker të futet në Trapster  thjeshtë për emra të përdoruesve dhe fjalëkalime, supozimet rreth përfitimet kriminale mes fjalëkalimeve për aplikacione mobile, fjalëkalimeve bankare dhe fjalëkalimeve për PayPal mbesin të pranishme.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>