Lajmet

Pasardhësja e uebfaqes MegaUpload merr domein të ri

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Pasardhësja e uebfaqes MegaUpload merr domein të ri

Kim DotCom është rikthyer. Më 19 janar ai premton se Mega “Do të ndryshojë botën”.

E krijuar për të qenë pasardhësja e MegaUpload, uebfaqja Mega do të fokusohet në ndarjen e të dhënave në mënyrë të shpejtë.

Në llogarinë e vet në Twitter , Dotcom thotë se Zelanda e Re do të jetë shtëpia e këtij domeni, pasi shteti Gabon vendosi të ndalojë shërbimin e adresës me.ga.

Mega.co.nz “do të jetë e mbrojtur legalisht” nga ligjet e Zelandës së Re.

Ky ishte deklarimi që bëri pas betimit për të mos hapur faqe piraterie si MegaUpload.

Avokatët e Dotcom konfirmojnë se Mega do të jetë e ligjshme. “Autoritetet amerikane mund të jenë të pakënaqura, gjithsesi një person duhet të fitojë lek edhe pse është bërë shënjestër nga zyrtarë të lartë”,- u shprehën avokatët.

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>