Analiza

Pasi Apple zbuloi iPhone-in në 2007, Google iu desh të rifillonte nga e para për Android-in

Dec 23 2013
0 Shpërndarje
Pasi Apple zbuloi iPhone-in në 2007, Google iu desh të rifillonte nga e para për Android-in

Në janar 2007, pasi Apple zbuloi për herë të parë iPhone-in, gjithçka në botën e smartfonëve ndryshoi përgjithmonë.

Konkurrentët që arritën të adaptonin menjëherë të renë, si Samsung-u, kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm gjatë këtyre viteve, ndërsa të tjerët që ecën me hapa të ngadalshëm, si BlackBerry dhe Nokia, janë përballur me vështirësi gjatë kësaj periudhe.

Google, krijuesi dhe zotëruesi i Android-it, ishte ndër të parat që kuptoi rëndësinë dhe inovacionin e iPhone-it. Inxhinieri i Google-it, Chris DeSalvo, shprehet se që në momentin që Steve Jobs prezantoi iPhone-in, ai e kuptoi se skuadra e Android-it duhet t’ia rifillonte nga e para.

Këtë gjë ai e ka përmendur në një libër të shkruar nga Fred Vogelstein i cili mban titullin “Dogfight: How Apple and Google Went to War and Started a Revolution” (Si filloi lufta mes Google-it dhe Apple-it dhe më pas revolucioni).

“Ajo që kishim ndërtuar deri atëherë, na u duk si e viteve 90-të,” thotë DeSalvo. “Është një nga ato gjërat që të bien menjëherë në sy sapo i sheh.”

Gjashtë muaj para prezantimit të iPhone-it, DeSalvo, shefi i Android-it Andy Rubin dhe pjesa tjetër e skuadrës kishin punuar me disa platforma dhe kishin ndërtuar një prototip. Lançimi ishte planifikuar për në fund të vitit 2007. Të gjitha këto plane u hodhën poshtë menjëherë sapo u prezantua iPhone.

Edhe pse softueri ka shumë karakteristika që ekzistojnë sot në Android – shumë prej së cilave janë lidhja në cloud dhe bërja e shumë gjërave në të njëjtën kohë – vetë telefoni ishte “i shëmtuar”, shkruhet në libër.

Ngjante si më tepër si një BlackBerry sesa si ajo “copë metali dhe xhami” që kishte paraqitur Steve Jobs.

Menjëherë, skuadra e Android-it ndryshoi drejtimin dhe u përqëndrua në zhvillimin e një telefoni me prekje, i cili do të bëhej më pas HTC Dream (ose T-Mobile G1, siç u quajt në SHBA).

Lançimi u shty për në vjeshtën e vitit 2008, disa muaj pasi doli në treg gjenerata e dytë e iPhone-it, iPhone 3G. (PCWorld Albanian)

apple-iphone-jobs

Lajmet e fundit>