“Password1” është fjalëkalimi më i përdorur në biznese

Mar 4 2012
0 Shpërndarje
“Password1” është fjalëkalimi më i përdorur në biznese

Kjo paraqet një shembull të sigurisë së dobët të ndërmarrjeve thuhet nga Trustwave në raportin e vet të fundit botëror të sigurisë për vitin 2012.

Pse ky fjalëkalim përdoret kaq shumë? Sepse “ai gëzon vendosjen e ndërlikueshmërisë së parazgjedhur nga Microsoft Active Directory” tha ndërmarrja hulumtuese e IT-së. Me fjalë të tjera, ky fjalëkalim ka një shkronjë të madhe, një numër dhe një numër të nevojshëm të karaktereve për t’i përmbushur rregullat për fjalëkalim.

Sipas  Trustwave, problemi me fjalëkalim është njëra nga çështjet e sigurisë së bizneseve që po ndodhin në botën armiqësore kibernetike.

Gjëra të tjera të gjetura në lidhje me çështjet për hakime dhe ndërhyrjet hetuese tek ndërmarrjet e hulumtuara nga Trustwave janë:

• Regjistrimet e konsumatorëve mbetën një shënjestër e çmuar për sulmuesit, duke përfshirë 89 për qind të të dhënave të prishura të hetuara.

• Për vitin e dytë, ushqimi dhe industria e pijes kishin marrë përqindjen më të lartë të hetimeve prej së paku 44%.

Industritë me modelet e ndërmarrjeve janë shënjestra të reja: më tepër se një e treta e hetimeve të ndodhura në vitin 2011 ndodhën në biznes.

• Në 76 për qind të hetimeve për reagimet ndaj problemeve, një përgjegjësi e palës së tretë për mbështetjen e sistemit, zhvillimit dhe/ose mbrojtjes së ambienteve të bizneseve paraqitën mungesën e sigurisë.

• Zbatimet e ligjit patën më shumë parregullsi gjatë vitit 2011 – që paraqet një rritje nga 7 për qind sa ishte gjatë vitit 2010 në 33 për qind në vitin 2011.

• Teknikat e korrjes së të dhënave vazhduan të shënjtestrojnë “mosndryshueshmërinë” e të dhënave brenda ambienteve të viktimave duke treguar kështu 62.5 përqindëshin e hetimeve gjatë vitit 2011.

• Anti-virusi gjeti më pak se 12 për qind të sulmeve keqdashëse të grumbulluara në hetimet e kryera gjatë vitit 2011.

• Për sulmet e bazuara në ueb, injektimi SQL mbetet mënyra numër një për vitin e katërt me radhë.

Sipas raportit, Trustwave tregon gjithashtu për gjatësinë e fjalëkalimeve në ambientet e IT-së së bizneseve. Përdoruesit “janë duke gjetur rrugë kreative për të mospranuar” rregullat e korporatave të IT-së.

Një problem i madh për përdoruesit në biznese është që rregulla e IT-së kërkon ndërlikueshmëri dhe ndryshim të shpeshtë dhe kjo është duke krijuar vështirësi në mbamendjen e këtyre fjalëkalimeve./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>