Lajmet

Patenta e Apple do mundësojë blerje në iTunes duke qene off line

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
Patenta e Apple do mundësojë blerje në iTunes duke qene off line

Apple ka menduar të ofrojë një mënyrë të re për përdoruesit që kërkojnë të blejnë një këngë ose një video të re në iTunes, por janë off line dhe nuk munden për momentin.

Kompania ka siguruar një patentë nga Zyra e Patentave dhe Markave në SHBA (USPTO) të quajtur “Blerje nëpërmjet pajisjeve off line me përdorimin e krediteve”, e cila përshkruan një sistem që do përdorë kredite për të blerë përmbajtje të ndryshme në iTunes duke i ruajtur ato në pajisje, por kjo nuk do të thotë që përdoruesi do t’i zotërojë ato. Qëllimi kryesor është sigurimi i këngëve ose videove pa qene e nevojshme që përdoruesi të jetë online.

Duhet që përdoruesit fillimisht të blejnë kredite që mund të aplikohen më vonë në blerjet off line. Ju do të keni gjithashtu një listë materialesh në pajisjen tuaj të cilat nuk i zotëroni, por do të donit shumë ti blinit.

Materialet mund të përfshijnë rekomandime nga iTunes që do të jenë shkarkuar herën e fundit që keni qenë on line. Duke qenë se nuk keni paguar për ato materiale atëherë ato do të mbeten të kyçura derisa përdoruesi të paguajë për to.

Blerja e krediteve mund të realizohet nëpërmjet pajisjes mobile ose nëpërmjet iTunes ashtu si tregohet më poshtë në një prej imazheve të patentës. Ju mund të përdorni një kartë krediti, llogari bankare ose shërbime të tilla si PayPal, ashtu si veproni për të blerë direkt përmbajtje të iTunes.

Njerëzit që janë gjithnjë të lidhur në internet ndoshta nuk shohin interes në përdorimin e këtij sistemi, por njerëzit që përdorin iPod-e dhe iPad-e vetëm me Wi-Fi do të kenë mundësi të sigurojnë këngën e preferuar dhe videon pa qenë e nevojshme të jenë on line. (PCWorld Albanian)

apple ofline

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>