Harduer

Patenta e fundit e Apple përfshin një stilolaps kompjuter

Mar 29 2013
0 Shpërndarje
Patenta e fundit e Apple përfshin një stilolaps kompjuter

Patenta më e fundit e re e Apple prezanton tipe të tjerë kompjuterësh portabël.

Patenta përfshin një kompjuter ngulitur brenda një stilolapsi standard, që ka një ekran të vogël LCD për shfaqjen e e-maileve, teksteve dhe lajmërimeve.

Brenda shënimit të patentës thuhet:

Një kompjuter portativ për dorën tuaj me një ekran të vogël për të paraqitur përmbajtje. Matësi i përshpejtimit i aftë të detektojë lëvizjen e stilolapsit me anë të gravitetitit ofron një mikro kontrollues që selekton përgjigje nga mënyrat e shikimit. Stilolapsi mund të mbahet nga njëra dorë dhe mesazhi në ekran mund të orientohet sipas vendodhjes së stilolapsit. Një funksionalitet i plotë i asistentit personal dixhital mund të inkorporohet në funksione të vogla si kalendari, kontaktet gjithashtu mund të inkorporohen.

CNET raporton që pajisja mund të pajiset me një celular dhe me një teknologji GPS për komunikimet me internet pa kabëll, bashkë me një mikrofon, bokse edhe një bateri të karikueshme.

Bashkë me funksione të tjera si llogaritës apo orë, pajisja gjithashtu mund të përdoret si një PDA apo një procesor portabël, me njohje të shkrimit edhe me regjistrime të zërit.

Samsung padit Apple për shkelje të të drejtave të patentës

Njohja e shkrimit nuk është e nevojshme ti kërkojë përdoruesit të shkruajë mbi një sipërfaqe, në vend të kësaj ata thjeshtë mund të shkruajnë në ajër dhe ashtu mund të identifikohen. (PCWorld Albanian)

ApplePen

Lajmet e fundit>