Lajmet

Patenta e re e Apple do të mundësojë shfaqjen e informacioneve për telefonuesit “on hold”

Apr 3 2013
0 Shpërndarje
Patenta e re e Apple do të mundësojë shfaqjen e informacioneve për telefonuesit “on hold”

Opsioni “Hold” gjatë një bisede telefonike në një të ardhme nuk do të jetë aq i mërzitshëm pasi vënia në zbatim e një teknologjie të re nga Apple ka pikërisht këtë për synim.

Patenta e siguruar nga kjo kompani nga Zyra Amerikane e Patentës dhe Markës me emrin “Sistem komunikimi që që siguron të dhëna të përzgjedhura kur përdoruesi është në pritje” ka për qëllim ofrimine sistemeve që shfaqin informacione interesante në telefon ndaj telefonuesve që qëndrojnë në pritje.

Informacioni i shfaqur do të jetë fleksibël dhe kontekstual që do të thotë se do të varet nga telefonuesi, vendndodhja e tij, ora, data si dhe nga cilësi të tjera. P.sh telefonuesi mund të informohet për detaje që përshkruajnë bisedën e fundit ose takimet e ardhshme me personin që kanë telefonuar.

Gjithashtu mund të informohet në lidhje me kushtet e motit ose lajmet lokale.

Sipas kësaj patente edhe reklamuesit do të kishin mundësi që të blinin hapësirën e tyre, me të ardhurat shtesë të të cilëve mund të mbulohen kostot e thirrjes.

Detaje të tjera do mund të lexohen edhe në internet. Telefonuesi do të ketë mundësi që të përzgjedhë sipas dëshirës se cilat informacione dëshiron të shfaqen.

Funksionimi i kësaj teknologjie kërkon aktivizimin e një profili në telefon në mënyrë që sistemi të identifikojë përdoruesin dhe të shfaqë informacionin e përshtatshëm. Ky informacion do të vazhdojë të jetë i lexueshëm për telefonuesin në një faqe gjysmë transparente në ekran edhe pasi të ketë përfunduar “pritja” në mënyrë që lexuesi të vazhdojë të lexojë të dhëna të rëndësishme si p.sh kohëzgjatja e bisedës. (PCWorld Albanian)

apple-on-hold-patent

Lajmet e fundit>