Lajmet

Patenta e re e Apple mund të ndihmojë ata persona që shkruajnë mesazhe teksa ecin

Mar 28 2014
0 Shpërndarje
Patenta e re e Apple mund të ndihmojë ata persona që shkruajnë mesazhe teksa ecin

apple-texting-while-walkingAta persona që kanë hasur probleme me shkrimin e mesazheve gjatë ecjes në rrugë me siguri do t’a vlerësojnë shumë këtë patentë të re të regjistruar së fundmi nga Apple.

Në patentën e titulluar “Mesazhe Transparente” përshkruhet një opsion i ri që regjistron dhe shfaq vazhdimisht imazhe video të rrugës para përdoruesit, sigurisht duke shfrytëzuar kamerën e smartfonit.

Ekrani ku do të shkruhen mesazhet do të jetë transparent dhe do t’ju lejojë të shihni videon në sfond.

Transparenca mund të zgjerohet edhe deri tek “flluskat” që shfaqin mesazhet në një bisedë duke lejuar kështu shfaqjen e videos në një hapësirë më të gjerë. Teksti vetë do të ketë ngjyrë të errët në mënyrë që përdoruesi t’a ketë të lehtë t’a shohë.

Sigurisht ekziston edhe një zgjidhje tjetër e këtij problemi. Mjafton thjesht të mos shkruani kur jeni duke ecur! Por duke qenë se në ditët e sotme të gjitha janë shumë të lidhur me pajisjet e tyre mobile edhe në qoftë se janë duke bërë diçka tjetër, propozimi i Apple mund të ndihmojë shumë përdorues që të mos pengohen në rrugë vetëm se janë duke shkruajtur një mesazh. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>