Vëzhgim

Patenta nga Apple mëton të skanojë dokumentet

Feb 13 2011
0 Shpërndarje
Patenta nga Apple mëton të skanojë dokumentet

Mënyra për skanim do të mundësonte që pajisja të lexonte çdo informacion të shtypur (ang. print) kur vendoset në ekran. Në vend se të përdorë kamera nga prapa për lexim të materialit të shtypur, ju do të mund të mbanit ekranin kundër një kodi QR ose faqeje të tekstit të printuar dhe pastaj i-çfarëdoqoftë do të mund të skanonte në të. Përkundër skanuesve tradicionalë, kjo patentë ua mundëson përdoruesve që me përzgjedhje të plotësojnë dokumente, skanim në pjesë pa pasur dhimbjen e mbrojtjes së rreshtit dhe shpejtësisë së njëtrajtshme.

Patenta përfshin mundësinë e kontrollimit të vendit të pajisjes që janë duke përdorur sensorët, duke ia mundësuar iPhone-it të kthyer poshtë që të lidhet me një kompjuter dhe të përdoret si mi. Natyrisht, kjo nënkupton që kur ka të bëjë me shtypje të sustave të miut, Apple këshillon një sipërfaqe shumë-prekëse (multi-touch) në pjesën e pasme të pajisjes, me një stil të ngjashëm me atë të Sony NGP.

Tani nuk ka ndonjë garancion të ndonjërës nga këto gjëra që të paraqiten në iPad 2 ose iPhone 5, por kjo gjë ofron një dritare të veçantë në atë se çfarë Apple mendon të marrë pjesë në gjeneratën e ardhshme të elektronikës konsumuese. Dhe kjo e ardhme duket e mirë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>