Lajmet

Patentë e re për Apple: Hapja e aplikacioneve pa e prekur ekranin

Dec 28 2013
0 Shpërndarje
Patentë e re për Apple: Hapja e aplikacioneve pa e prekur ekranin

art-iphone-620x349Apple ka marrë dy patenta gjatë ditës së martë: një prej tyre lidhet me mënyrën e kontrollit të ekranit, duke i vendosur dorën sipër, siç gjendet në disa smartfonë të tjerë, një prej së cilëve është edhe Samsung Galaxy Note 2, si dhe tjetra mbi një monitor të rrahjeve të zemres, i cili mund të lexojë EKG-në tuaj.

Patenta e parë ju lejon të ndërveproni me pajisjen Apple pa e prekur ekzaktësisht ekranin. Mjafton ta vendosni gishtin apo lapsin dixhital mbi një aplikacion dhe ai do të hapet njësoj sikur ta kishit prekur ekranin, sipas Apple Insider.

Ndoshta mund të jetë e vështirë për iPhone-in apo iPad-in të dallojë rastet kur thjesht keni kaluar gishtin aksidentalisht mbi ekran dhe kur dëshironi të hapni aplikacionet.

Megjithatë, zhvilluesit mund të zhvillojnë sensorë të tillë që smartfoni të arrijë të lexojë nëse po e mbani gishtin në një vend të caktuar dhe sa larg është ai realisht nga ekrani. Patenta e dytë fokusohet në deshifrimin e informacionit.

Monitori i rrahjeve të zemrës mund të lexojë të dhënat e EKG-së në një nivel të tillë që të mund të identifikojë njerëzit bazuar në diferencat e rrahjeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>