Lajmet

Path, aplikacioni për rrjete sociale vjen edhe për iPad

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
Path, aplikacioni për rrjete sociale vjen edhe për iPad

Path, aplikacioni për rrjete sociale që i ndihmon anëtarët e familjes dhe shokët e ngushtë për të forcuar lidhjet, vjen dhe për iPad.

Aplikacioni ishte ndërtuar për të mbështetur të dyja format e orientimit si “landscape” (peizazh) dhe” “portrait”(portret).

Zhvilluesit e Path janë të gëzuar për orientimin “landscape”, dhe thonë se do të sjellë të gjitha eventet ditore në një faqe të vetme, për shkak të ekranit të ri të iPad, i cili është më i madh.

Me klikimin e fotove në kolazhin e imazheve dhe videove, përdoruesit do ti shohin të gjitha fotografitë dhe komentet në ekran të plotë.

Path për iPad sjell të njëjtën eksperiencë për përdoruesin si versionet për iPhone dhe iPod Touch

Ekrani i ri i iPad i cili është 9.7 inç i ka dhënë aplikacionit Path “dhomë” të mjaftueshme për ti treguar përdoruesit “home screen” dhe aktivitetet e shokëve.

Path për iPad sjell të njëjtën eksperiencë për përdoruesin si versionet për iPhone dhe iPod Touch. Path u zbulua nga Dave Morin, i cili u nda nga Facebook-u në vitin 2010 për të ngritur kompaninë e tij.

Gjithashtu dhe krijuesi i Napster Shawn Fanning ishte i përfshirë në zhvillimin e Path.

Kompania po rritet me shpejtësi, dhe po sjell shumë investitor. Në prill, Path mori fonde nga Richard Branson të cilat kishin vlerë rreth 30 milion dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>