Lajmet

Path për Android iu mundëson të shpërndani përmbajtje në blogjet WordPress

Dec 8 2013
0 Shpërndarje
Path për Android iu mundëson të shpërndani përmbajtje në blogjet WordPress

Screenshot_2013-12-08-00-05-05-730x431Aplikacioni i rrjetit social privat Path po shton një opsion të ri në veçorinë e vet për shpërndarje që iu mundëson përdoruesve të postojnë momente drejtpërdrejt në WordPress.

Versioni për Android është përditësuar për ta përfshirë këtë opsion, por pritjet mungojnë nga ardhja e një veçorie të tillë në versionin për iOS. Nuk ka dyshim që kjo ka më tepër mundësi të jetë pjesë e bashkëpunimit të API-së së Path-it me WordPress-in, që ishte zbuluar në muajin gusht.

Më parë, përdoruesit ishin në gjendje të merrnin postimet e tyre më të fundit në blog dhe t’i shpërndajnë ato në Path përgjatë përdorimit të veçorisë Publicize të WordPress-it. Kjo mundësi punon gjithashtu me mjetin e fuqishëm për blogim, Jetpack.

Me këtë përditësim, përdoruesit mund të shkojnë tek menuja me opsione e Path-it dhe të lidhen me blogun e tyre në WordPress.

Pastaj postoni çfarëdo lloj përmbajtjeje dhe duke e shtypur atë shpërndajeni në medium. Kjo është e tëra, kur të shikohet, ai do të paraqes një opsion për të shikuar në të në Path. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>