Biznes

Paul Allen ndryshon padinë kundër Facebook, Apple dhe të tjerëve

Dec 29 2010
0 Shpërndarje
Paul Allen ndryshon padinë kundër Facebook, Apple dhe të tjerëve

Kompania e Allen, Interval Licensing, në Gusht ngriti padi për shkelje të katër patentave të Sh.B.A. në lidhje me kërkimin, multimedial dhe menaxhimin e data bazave.

Padia shënjestron gjigantët e internetit AOL, Apple, eBay, Facebook, Google dhe pjesët e tyre si YouTube, Netfix e Yahoo dhe kompanitë e paisjeve të zyrave si Office Depot, Officemax dhe Staples.

Një gjykatës federal e mbylli cështjen sepse ajo ishte shumë e paqartë dhe i dha mundësi Allenit të bënte një ndyshim në padinë deri në 28 Dhjetor. Avokatët e tij u përgjigjën me një dokument prej 35 faqesh këtë të Martë. Ndyshimi i marrë nga Seattle Times nuk është listuar tek sistemi elektronik dosjeve të gjykatës.

Një nga patantat “Browser për përdorim në navigim të një trupi të informacionit, me aplikim të veçantë për informacion kërkimi  përfaqësuar nga të dhënat Audiovizual” përshkruan metodën për të identifikuar të dhëna online në varsi të artikullit të interesit. Padia akuzon AOL për shkelje të patentës në prezantimin e lajmeve të ndërlidhura, ndërsa Apple është akuzuar për thyerje të patentës në prezantimin e tij të përmbajtjes të ndërlidhur në dyqanin e tyre iTunes.

E njëjta gjë për artikujt në eBay, fotot e ndërlidhura në Facebook dhe të rejat në Google Finance madje edhe rekomandimet e ofruara për filmat në Netflix janë pjesë e kësaj paide. Shërbimet e e-mailit të ofruara nga Google dhe AOL nuk i kanë shpëtuar dot padisë sepse ata klasifikojnë mesazhet e marra si spam apo legjitime në bazë të mesazheve të tjera të marra.

Një padi tjeter akuzon AOL Instant Messenger dhe widgets e desktopit të Apple si edhe sistemin operativ Android për shkelje të patentës mbi “Kujdesin e menaxhimit për zënies  e periferisë të vëmedjes  të një personi në afërsi të një pajisje display”

Kjo mund të sjell probleme dhe për një sërë kompanish të tjera që kanë të bëjnë me softuere me burim të hapur. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>