Lajmet

Pavarësisht komenteve negative ndaj dizajnit të ri, shkarkimet e Snapchat rriten ndjeshëm

Feb 28 2018
0 Shpërndarje
Ky interes mund ti japë Snapchat një shtysë entuziazmit të raportit financiar muajin e kaluar kur numri i përdoruesve ishte rritur me 5.05%. Pavarësisht komenteve negative ndaj dizajnit të ri, shkarkimet e Snapchat rriten ndjeshëm

Kurioziteti i ca për protestën e disa përdoruesve kundër dizajnit të ri të Snapchat duket të ketë qenë një prej faktorëve kryesore që ndikuar në rritjen e shkarkimeve të aplikacionit.

Shkarkimet tu rritën me 71% javën e kaluar pas ridizajnimit të datës 6 Shkurt raportoi TechCrunch.

Në vetëm një javë në SHBA ka pasur 322,000 shkarkime të reja dhe krahasuar me një javë më parë, shkarkimet kishin rënë me 35%.

Ky interes mund ti japë Snapchat një shtysë entuziazmit të raportit financiar muajin e kaluar kur numri i përdoruesve ishte rritur me 5.05%.

Edhe AppAnnie e konfirmoi rritjen e numrit të shkarkimeve.

Javën e kaluar një koment negativ nga Kylie Jenner në Twitter ndaj pamjes së re të Snapchat bëri të vlera e kompanisë së tkurrej me 1.3 miliardë dollarë.

SimilarWeb thotë se numri i instalimeve është rritur me 33% pas datës 21 Shkurt.

Kur dizajni i ri erdhi në Shkurt, 1.2 milion përdorues nënshkruan një peticion që i kërkonin Snapchat rikthimin e pamjes së vjetër. Kompania premtoi ndryshime por jo rikthim tek dizajni i vjetër. /PCWorld Albanian

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>