Lajmet

Pavarësisht problemeve, shumica e përdoruesve riabonohen në Adobe Creative Cloud

Mar 15 2014
0 Shpërndarje
Pavarësisht problemeve, shumica e përdoruesve riabonohen në Adobe Creative Cloud

adobe_large_verge_medium_landscapeLajmet e fundit për probleme në Adobe Creative Cloud nuk i dhanë një humor të mirë shumë përdoruesve vitin e kaluar. Për shkak të kësaj, Adobe Systems ka qenë në vështirësi për të bindur skeptikët që nuk besojnë në përmirësimin e Creative Cloud për t’u riabonuar për vitin e ardhshëm.

Por pavarësisht këtyre fakteve, sipas një ankete të zhvilluar nga CNET dhe Jefferies, del rezultati që më shumë se gjysma e përdoruesve momentalisht do të riabonohen edhe për një vit më shumë përdorim i Adobe Creative Cloud. Programet e Adobe Creative Suite, tashmë e zëvendësuar nga platforma Creative Cloud pasi nuk përditësohet më, ofrohen me anë të një sërë licencave që ofrojnë akses në të gjithë paketën Creative Suite të Adobe.

Ato gjithashtu përfshijnë një sërë cilësish të tjera dhe opsionesh që i ndihmojnë përdoruesit më shumë në punën e tyre. Nga 187 të anketuar që ishin përdorues të Creative Cloud, 58% e tyre planifikojnë ta rinovojnë abonimin e tyre për përdorimin e CC. Rreth 20% nuk do të riabonohen dhe 23% tjetër nuk janë ende të sigurt për vendimin në të ardhmen.

Këto shifra mund të mos jenë ato që priste apo shpresonte Adobe, por duke parë zhvillimet e para një viti, nuk mund të thuhet që janë shifra zhgënjyese. Pritet e marta e ardhshme kur do të jetë dita që Adobe do të deklarojë se sa përdorues janë abonuar si të rinj gjatë tre muajve të fundit.

Tre muajt e fundit të vitit 2013, Adobe raportoi që numri kishte arritur në 1.44 milion përdorues të regjistruar të Creative Cloud, duke ia rritur më shumë se kurrë më parë aksionet në bursë. Që nga ajo kohë, shifrat vetëm janë rritur. Nga Jefferies pritet që për Adobe të shtohen edhe rreth 400,000 përdorues të tjerë deri në fund të tremujorit të ardhshëm. Gradualisht, Creative Suite po bëhet diçka e së kaluarës dhe shumica e bizneseve dhe përdoruesve po kalojnë në Creative Cloud. (PCWorld Albanian)

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>