Harduer

Pavarësisht vlerësimeve të larta shitjet e LG G6 zhgënjyen

Jul 28 2017
0 Shpërndarje
LG G5 u kritikua nga analistët dhe shitjet pritej të ishin të dobëta. Edhe G4 pati të njëjtin fat duke mos joshur konsumatorët. Pavarësisht vlerësimeve të larta shitjet e LG G6 zhgënjyen Photo Source: LG

Ky vit për LG-në duket qartë se nuk është i duhuri. Ndërsa LG G6 u prit mirë nga analistët por edhe tregu, vlerësimet pozitive nuk janë përkthyer dot në shitje duke shtuar një tjetër vit të vështirë për kompaninë.

LG G5 u kritikua nga analistët dhe shitjet pritej të ishin të dobëta. Edhe G4 pati të njëjtin fat duke mos joshur konsumatorët.

Në tërësi gjërat për LG po shkojnë për mrekulli dhe telefonët janë vetëm një prej disa bizneseve të LG-së.

Por nuk përbën surprizë dështimi i LG G6. Kompania nuk e kishte përllogaritur mirë debutimin e tij, një fakt i cili e detyroi LG-në të vendoste Snapdragon 821 në G6 kur prodhuesit e tjetër pritën të gjithë Snapdragon 835.

LG tentoi të shkonte tek konsumatorët përpara se të mbërrinin telefonët Snapdragon 835, por kur G6 mbërriti debutoi Galaxy S8-ta me Snapdragon 835.

Gjithësesi LG mori një mësim. Do të jetë interesante të shohim se çfarë do të bëjë kompania me telefonin e ardhshëm pse jo edhe me LG V30.

Ky i fundit do të ketë procesor Snapdragon 835 dhe 6GB RAM duke u bërë një prej telefonëve më të fuqishëm në treg. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG G6
Lajmet e fundit>