Harduer

Pavlok, rripi që ju elektrizon në momentin që harroni aktivitetet tuaja

Jul 9 2014
0 Shpërndarje
Pavlok, rripi që ju elektrizon në momentin që harroni aktivitetet tuaja

gsmarena_001 (1)Pavlok është një rrip, i cili ju ndihmon të kaloni veset e këqija e ti qëndroni besnik vetes tuaj. Si funksionon Pavlok? Praktikisht Pavlok vendoset në kyçin e dorës tuaj si një byzylyk ose një orë. Në momentin që ju nuk veproni sipas planeve ose nuk kryeni një aktivitet të caktuar ai ju elektrizon.

Nëse keni vendosur alarmin në orën 6:00 të mëngjesit dhe nuk zgjoheni nga alarmi atëherë ju do të elektrizoheni. Ideja kryesore pas kësaj pajisjeje është që ju të kujdeseni për veten tuaj, të largoheni nga veset dhe të shmangni dembelizmin në raste të caktuara.

Pavlok mund të bashkëveprojë me GPS-in e telefonit tuaj dhe ju mund të zgjidhni një nga shokët tuaj në Facebook, i cili gjithçka që duhet të bëjë për t’ju kujtuar diçka që ju keni harruar është të shtypë një buton dhe ju do të elektrizoheni menjëherë. Krijuesi i rripit Pavlo, Maneesh Sethi, pasi e krijoi atë, fillimisht e testoi atë në veten e tij.

Seth tregoi se si ai arriti të humbë 15 kg duke përdorur rripin. “Unë humba 15 kile duke përdorur rripin Pavlok, i cili më kujtonte dhe më inkurajonte të shkoja në palestër, ndërkohë që shoku im më monitoronte në momentin që unë nuk frekuentoja palestrën duke më elektrizuar”. Çmimi i këtij rripi shkon deri në 250 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>