Vëzhgim

PayPal akuzon Google për kopjim të idesë për Google Wallet

May 27 2011
0 Shpërndarje
PayPal akuzon Google për kopjim të idesë për Google Wallet

Sipas padisë së bërë nga PayPal, e cila mund të lexohet këtu, ekzekutiviti i PayPal (i cili tani punon në Google), Osama Bedier, mori idenë e fshehtë të Paypal dhe e shkëmbeu atë me Google dhe ndërmarrjet e tjera. Një tjetër përfaqësues në Google dhe themelues i PayPal, Stephanie Tilenius, e prishi kontratën e vet, kur ajo mori punëtorin Bedier, tha PayPal.

Pse Paypal paditi ndërmarrjen Google, pas më pak se një dite që kur u bë lajmërimi për Google Wallet? Burimet e GigaOm thonë që PayPal është duke punuar në një sistem të ngjashëm dhe gjatë ditëve në vijim do të bëhet lajmërimi për të. Bedier ka një njohuri të thellë në punën e PayPal për pagesat për celularë – njohurinë të cilën ai e mori kur shkoi në Google – dhe Paypal dyshon që ai ishte si një vegël që ndihmoi në themelimin e Google Wallet. Është e lehtë të vërehet se pse PayPal është duke kërkuar avokatë, por duhet ta dëgjojmë edhe anën tjetër të rrëfimit nga Google, përpara se të nxirren përfundime.

Një zëdhënës i Google tregoi në një email për Bloomberg që ndërmarrja nuk ka pranuar një kopje të padisë dhe nuk do të komentojë asgjë, derisa të mos e marrë padinë./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>