Analiza

PayPal dëshiron të dijë se si do të ishte sistemi i pagesës në planetët e tjerë

Jun 28 2013
0 Shpërndarje
PayPal dëshiron të dijë se si do të ishte sistemi i pagesës në planetët e tjerë

Udhëtimi komercial hapësinor ende është disa vite larg dhe planet për udhëtime në hapësirë për turizëm mund të duken ende vetëm ëndrra të entuziastëve të filmave fantastiko-shkencorë.

Por nuk është kurrë shumë herët që të fillohen planifikimet, apo jo? Elon Musk po ashtu e mendon këtë gjë.

Dhe siç duket edhe PayPal, ose të paktën ndërmarrja e poseduar nga eBay është duke mëtuar se e mendon këtë gjë.

PayPal gjatë të enjtes ka vendosur të lajmërojë që është duke e filluar një nismë, të quajtur PayPal Galactic, për të udhëhequr një diskutim rreth asaj se çfarë duhet të ndodhë që të bëhet komercializimi i planetëve të tjerë.

Si do të duhet që bankat të përshtaten? Çfarë sistemi për pagesë mund të punojë në hapësirë dhe mes hapësirës dhe Tokës? Është e qartë që PayPal është duke e pozicionuar veten si sistem i mundshëm i pagimit që mund të punojë në Tokë, në planetë të tjerë dhe në hapësirë. Dhe është duke u munduar që të mundësojë bisedime për bashkëpunim me Institutin SETI për këtë nismë.

Buzz Aldrin pritej që të dalë gjatë të enjtes dhe të flas diçka në lidhje me këtë. Siç duket, ndërmarrja sigurisht ka arritur të bindë disa njerëz në komunitetin e hapësirës që kjo është një përpjekje serioze. Çfarë mendoni ju? (PCWorld Albanian)

paypal

Tags >

paypal
Lajmet e fundit>