Analiza

PayPal dhe Ebay forcojnë marrëdhënien e tyre të bashkëpunimit edhe pas ndarjes në dy entitete të reja

Apr 10 2015
0 Shpërndarje
PayPal dhe Ebay forcojnë marrëdhënien e tyre të bashkëpunimit edhe pas ndarjes në dy entitete të reja

A PayPal sign is seen at an office building in San Jose, CaliforniaPayPal dhe Ebay thanë se kishin rënë dakord që të mos reduktojnë volumin e transaksioneve përmes PayPal edhe për pesë vitet e ardhshme. Siç mund të jeni në dijeni, PayPal, divizioni i pagesave elektronike në pronësi të Ebay u ndanë vitin e shkuar në dy kompani të ndryshme.

Mendohet që PayPal të ketë një vlerë prej 40 miliard dollarësh. Ebay ka rënë dakord që afro 80 % të blerjeve të saj të mund të kryhen edhe përmes PayPal për pesë vitet e ardhshme. Gjithashtu është rënë dakord që secila prej kompanive do të vazhdojë të paguajë komisione për çdo blerje por që PayPal do të tarifojë më pak tregtarët e Ebay sesa ato të platformave të tjera të shitbljerjes online në internet.

Gjithashtu marrëveshja e re ndalon që Ebay të krijojë një sistm vetjak pagesash ashtu siç ndalon PayPal të krijojë dyqanin e saj online të shitblerjes. (PCWorld Albanian)

Tags >

paypal
Lajmet e fundit>