Lajmet

PayPal fillon të paguaj raportuesit e dobësive

Jun 25 2012
0 Shpërndarje
PayPal fillon të paguaj raportuesit e dobësive

PayPal do të shpërblejë hulumtuesit e sigurisë të cilët zbuluan dobësi në Ueb faqen e shërbimit për pagesa online, nëse ata i raportojnë ndërmarrjes në mënyrë të përgjegjshme.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se ne kemi përditësuar procesin tonë origjinal të raportimit të dobësive në një program shpërblyes,” tha në një postim në blog, shefi i sigurimit të informacionit zyrtar.

Skriptat që bëjnë tejkalimin e faqes (XSS), flasifikmet e kërkesave në faqe (CSRF), infektimet SQL (SQLi) dhe dobësitë në tejkalimet burimore do të kualifikohen për shpërblim, vlera e të cilave do të vendoset nga skuadra e sigurisë së PayPal varësisht sipas rastit. Hulumtuesit duhet të kenë një llogari të verifikuar në PayPal në mënyrë që të marrin shpërblimet monetare.

PayPal ndjek hapat e ndërmarrjeve si Google, Mozilla dhe Facebook që kanë implementuar programet shpërblyese për gjetjen e gabimeve në shërbimet e tyre online. “Derisa një pjesë e vogël e ndërmarrjeve tjera kanë implementuar shpërblimet për vrima, ne besojmë që jemi ndërmarrja e parë e shërbimeve financiare që veprojmë kësi soji,” tha Barrett.

Programi i shpërblimit nga Google, Mozilla dhe Facebook ka pasur rezultate pozitive deri më tani, tha Barrett. “Unë në fillim isha i rezervuar rreth idesë së pagimit të hulumtuesve për raportimet për vrima, por tani jam i lumtur të pranoj që të dhënat kanë treguar që kam qenë gabim – është qartësisht një rrugë efektive për të rritur vëmendjen e hulumtuesve në shërbimet e bazuara në Internet, dhe kështu duke gjetur probleme më potenciale.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>