Biznes

PayPal i jep gabimisht një personi 92 kuadrilionë dollarë (përkohësisht)

Jul 22 2013
0 Shpërndarje
PayPal i jep gabimisht një personi 92 kuadrilionë dollarë (përkohësisht)

PayPal së fundi ka bërë një gabim, i cili me siguri që e ka gëzuar një person shumë, por përkohësisht.

Bëhet fjalë për udhëheqësin ekzekutiv të Pensilvanisë, Chris Reynolds, i cili ka marrë një shumë prej 92 kuadrilionë dollarë – $92,233,720,368,547,800 dollarë për të qenë më të saktë – nga PayPal.

Të paktën kështu thuhet në deklaratën e tij me e-mail gjatë qershorit.

Ndoshta disa tashmë mund ta kenë konsideruar mundësinë që të blejnë NewsCorp, BMW dhe Exxon në punën e parë investuese.

Reynolds në fakt bën disa shitje të gjërave të përdorura në eBay për një pagesë. Sidoqoftë, ai nuk është ndjerë që biznesi i tij po shkonte aq mirë.

PayPal ka pranuar për CNN që kishe ndodhur një gabim. Vetë ndërmarrja nuk e ka atë shumë të parasë.

Në një gjest për mirësjellje, PayPal ofroi që të bënte një donacion për një arsye të zgjedhjes së Reynolds-it. Sasia nuk është cekur, por sigurisht që është më pak se 92 kuadrilionë dollarë. (PCWorld Albanian)

money

Tags >

paypal
Lajmet e fundit>