Lajmet

PayPal lançon aplikacionin mobile për telefonët Blackberry

Jan 9 2015
0 Shpërndarje
PayPal lançon aplikacionin mobile për telefonët Blackberry

blackberry-780x520PayPal tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat mobile ku më në fund ka mbërritur edhe në Blackberry OS ditën e djeshme. Aplikacioni do të jetë i disponueshëm në telefonët Blackberry Q10, Blackberry Z10 dhe Blackberry Classic. Aplikacioni do të kryejë të gjitha funksionet që kryen në platformat e tjera.

Por pyetja qëndron tek fakti se pse Paypal lançoi një aplikacion për Amazon Fire Phone përpara Blackberry. E çuditshme sesi Paypal kujtohet rastësisht se Blackberry akoma ekziston.

Po të shohim në perspektivë, ekzistojnë goxha spekulime. Ngaqë Paypal do të ndahet nga eBay këtë vit, mbase kompania po kërkon të konsolidojë produktet e saj. Gjithashtu është e mundur që Paypal po punon për ta bërë shërbimin e saj më të praktik për pagesat mobile duke dërguar aplikacione aty ku Apple Pay nuk mundet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>