Biznes

PayPal lëshon shërbimin i cili mundëson vonimin e pagesës deri në 14 ditë

Nov 4 2014
0 Shpërndarje
PayPal lëshon shërbimin i cili mundëson vonimin e pagesës deri në 14 ditë

08121_paypalPayPal gjatë të hënës zyrtarisht lëshoi shërbimin Pay After Delivery, që ju ofron përdoruesve 14 ditë shtesë për ta pranuar një gjë përpara se ta kryejnë pagesën. Më parë, PayPal e kishte testuar këtë shërbim me një projekt pilot të vogël në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë.

Shërbimi është tani në përgjithësi në dispozicion në SHBA. Pay After Delivery është falas, por përdoruesve do të ju duhet një llogari e verifikuar, pasi që është një linjë afat-shkurtër e kreditit.

Kompania lëshoi po ashtu shërbimin nga konferenca Money2020 në Las Vegas. PayPal lajmëroi po ashtu një bashkëpunim me Tillster, i cili do të mundësojë kryerjen e pagesave mobile në aplikacionin e 0ardhshëm BurgerKing dhe një integrim me GoDaddy për dyqanin e vet online. (PCWorld Albanian)

Tags >

paypal
Lajmet e fundit>