Lajmet

PayPal ofron transfertat e menjëhershme bankare

Jun 22 2017
0 Shpërndarje
Frymëzuar gjithashtu nga konkurrenca e ashpër e Apple Pay, pagesat P2P do të bëhen pjesë e iOS 11. PayPal ofron transfertat e menjëhershme bankare Photo Source: PayPal

PayPal lançoi një funksionalitet të ri me të cilin përdoruesit mund të transferojnë para direkt në llogaritë e tyre bankare.

Aktualisht diçka e tillë është e kufizuar vetëm tek përdoruesit të cilët kanë të lidhur kartat Visa dhe Mastercard me llogaritë PayPal.

Një lëvizje e tillë ishte shfaqur prej kohësh në horizont, që me blerjen e pioneri të pagesave P2P Venmo në 2013-ën.

Frymëzuar gjithashtu nga konkurrenca e ashpër e Apple Pay, pagesat P2P do të bëhen pjesë e iOS 11.

“Presim që paratë të jenë në llogarinë tuaj bankare në vetëm 30 minuta,” u shpre shefi operativ i PayPal Bill Ready në një postim në blog.

PayPal ofron pagesa P2P që nga 1998, një shërbimi i cili vazhdimisht ka qenë sekondar. Integrimi i Venmo bëri që shërbimi të adoptohej masivisht.

Nga ana tjetër Apple, e cila ka një bashkëpunim me Visa dhe Mastercard, ka qasje në një potencial prej 375 milion përdoruesish. /PCWorld Albanian

Tags >

paypal
Lajmet e fundit>