Biznes

PayPal padit në gjykatë shërbimin e muzikës Pandora për ngjashmërinë e logove

May 23 2017
0 Shpërndarje
Në një padi të dërguar në gjykatë javën e kaluar, juristët e PayPal kërkuan ri-pikturimin e Pandora-s, PayPal padit në gjykatë shërbimin e muzikës Pandora për ngjashmërinë e logove

PayPal nuk ndihet rahat me faktin se shërbimi i njohur i muzikës Pandora lançoi një logo të re vitin e kaluar e cila ka një dizajn estetik të ngjashëm me të të kompanisë së pagesave dixhitale.

Në një padi të dërguar në gjykatë javën e kaluar, juristët e PayPal kërkuan ri-pikturimin e Pandora-s, shërbimit në rënie me një model të tmerrshëm biznesi.

“Pandora dezertoi nga logoja e vjetër dhe lançoi një të re bazuar në logon e PayPal për të përfituar nga popullariteti i këtij të fundit dhe kapur konkurrentët,” shkruhej në padi.

Nisur nga kjo padi mund të shohim qartësisht sa të alarmuar janë pranë PayPal. Pandora e ka patur të vështirë të mbajë ritmin e Apple Music dhe Spotify.

Dyherë e ka ndryshuar fokusin në modelin e biznesit. Dy logot me të vërtetë janë të ngjashme. Ka patur raste të shumta ku njerëzit ngatërronin PayPal dhe Pandora-n.

Pavarësisht se nuk dihet edne fati i çështjes në gjykatë, çfarëdo që të ndodhë, Pandora merr një tjetër goditje të rëndë prej së cilës mund të mos rikuperohet më. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>