Biznes

PayPal pranon pagesat nëpërmjet monedhës virtuale Bitcoin

Sep 28 2014
0 Shpërndarje
PayPal pranon pagesat nëpërmjet monedhës virtuale Bitcoin

140924102913-paypal-accepts-bitcoin-620xaKëtë javë kompania që merret me pagesat online, Paypal, ka bërë një hap të ri drejt pagesës nëpërmjet monedhave virtuale. Shërbimi PayPal tashmë ka filluar që të pranojë pagesa nga klientë të cilët përdorin monedhën virtuale Bitcoin.

Kjo monedhë është e pavarur nga qeveritë dhe mënyra e vetme për ta marrë atë është online. Për të lejuar blerjet nëpërmjet Bitcoin, Paypal nënshkroi një marrëveshje me kompanitë BitPay, Coinbase dhe Gocoin, të cilat merren me proceset e blerjeve nëpërmjet kësaj valute virtuale.

Bitcoin është një valutë virtuale që qarkullon në internet, e cila është dizenjuar për të qenë e pavarur nga bankat apo qeveritë e vendeve të ndryshme. Këto monedha janë pranuar nga shumë kompani dhe biznese të ndryshme, pasi është shumë e thjeshtë që ato të kthehen në para.

Përse duhet të zgjidhni Bitcoin, e cila është një monedhë që vitin e fundit i ka variuar çmimi nga 400 dollarë – 1,100 dollarë, në vend të një monedhe stabël të një qeverie të caktuar. Sistemi i Bitcoin ka shpenzime më të vogla në momentin që bëhet transferimi në para të “thata”, gjë që do tu kursente shumë para kompanive. Kjo është edhe një ndër arsyet kryesore që PayPal po pranon si monedhë edhe Bitcoin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>