Lajmet

PayPal tashmë formë pagese për App Store, iTunes dhe Apple Music

Jul 12 2017
0 Shpërndarje
Opsioni është i disponueshëm aktualisht në Kanada, Meksikë dhe Britani ndërsa më shumë shtete të tjera do ti bashkohen kësaj liste në javët në vijim. PayPal tashmë formë pagese për App Store, iTunes dhe Apple Music Photo Source: Apple

Ditën e sotme Apple lajmëroi se PayPal do të jetë metoda më e re e kryerjes së pagesave në App Store, iTunes, iBookstore dhe Apple Music.

Kjo do të thotë se përdoruesit e Apple mund të shtojnë PayPal-in e tyre në Apple ID për të blerë aplikacione, filma, muzikë, shfaqje televizive e shumë të tjera.

Opsioni është i disponueshëm aktualisht në Kanada, Meksikë dhe Britani ndërsa më shumë shtete të tjera do ti bashkohen kësaj liste në javët në vijim.

Në të kaluarën Apple lejojnë blerjen vetëm përmes një karte bankare ose karte dhuratë. Mbërritja e PayPal padyshim do të inkurajojë më shumë blerje të shërbimeve të Apple në mbarë botën.

PayPal mund të përdoret edhe për të rinovuar abonimin në Apple Music apo paguar planet tarifore në iCloud. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>