PayPal ia kthen shpinën WikiLeaks-it

Dec 5 2010
0 Shpërndarje
PayPal ia kthen shpinën WikiLeaks-it

PayPal ka bërë të ditur përmes një deklarate se WikiLeaks, që këtë javë ka publikuar me mijëra dokumente sekrete të rrjeteve diplomatike Amerikane, ka shkelur politikat e saja. Në anën tjetër një postim në Twitter, i faqes WikiLeaks theksoi: “PayPal bllokon WikiLeaks pas presionit nga qeveria Amerikane”.

Një deklaratë në faqen e PayPal thekson si vijon: “PayPal ka kufizuar përfundimisht qasjen në llogarinë e WikiLeaks për shkak të shkeljes së Politikave të Pranueshme të PayPal, që theksojnë se shërbimi jonë i pagesave nuk duhet të përdoret për çfarëdo aktivitete që inkurajojnë, promovojnë, fabrikojnë apo instruktojnë të tjerët që të merren me aktivitete ilegale. Ne kemi njoftuar për këtë veprim pronarin e llogarisë”.

PayPal është një prej disa mënyrave me të cilat WikiLeaks pranon donacione për të financuar operacionet e saja. Të premten WikiLeaks i drejtoi lexuesit e saj tek një ueb adresë në Zvicërr pasi dy ofrues të internetit në SHBA e penguan atë për dy ditë me radhë.

www.wikileaks.ch tani është zgjidhja që po përdoret, pasi wikileaks.org është zhdukur “faqja e dheut”. /pcworld.al

Lajmet e fundit>