Harduer

PC-ja e re Asus ROG Tytan transformohet me një të shtypur butoni

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
PC-ja e re Asus ROG Tytan transformohet me një të shtypur butoni

Edhe pse shumë njerëz preferojnë kënaqësinë e kompjuterit të tyre, ka akoma një treg të fortë për ndërtimin e makinerive të lojrave. Asus dhe disa kompani të tjera, duket se po e realizojnë këtë ide. Asus mendon se ata kanë një karakteristikë të parezistueshme që vendos super kompjuterin e tyre larg nga konkurenca. Ai transformohet në një kompjuter gjysmë të hapur, vetëm me një të shtypur butoni.

Asus ROG Tytan CG8890, një kompjuter për ata që e dinë se çfarë ka në brëndësi vlen, pa dyshim dhe nga jashtë duket shumë i bukur. Megjithatë, kur përdoruesit shtypin butonin “Turbo Gear”, panelet e saj anash dhe ajo e sipërmja ngrihen, duke shfaqur pjesët e saj të ndritshme dhe freskuese, duke emetuar drita LED dhe një sistem ftohje fantastike. Kur sistemi operon në modulin “Turbo Gear”, PC-ja është e klikuar midis 3.8GHz dhe 4.2GHz, në varësi të zgjedhjes së përdouruesit.

Edhe pse ky tipar i transformimit të tij shton një sens humori në këtë PC lojrash, në brendësi të tij, ai karakterizohet nga një Intel Core i7-3960X, GeForce GTX 690, 16GB RAM, 2TB hard disk dhe një kartë zëri Asus Xonar DX. Akoma nuk ka dalë një çmim, por dihet se ky kompjuter do të ketë një çmim shumë të shtrenjtë, duke parë karakteristikat e sipër përmendura. (PCWorld Albanian)

Tags >

asus
Lajmet e fundit>