Lajmet

PC-të e vjetër po shiten se kanë Windows XP

Mar 16 2009
0 Shpërndarje
PC-të e vjetër po shiten se kanë Windows XP

altDisa PC të përdorur po blien jo për shkak të harduerit, por për shkak se njerëzit dëshirojnë të vazhdojnë punën me Windows XP. Kjo sipas analistëve të industrisë dhe furnizuesve të harduerit.
Shumë kompjuterë janë hequr nga përdorimi për shkak se Windows Vista ka krijuar kërkesa për sisteme me mundësi më të larta harduerike, bën të ditur një studim i Gartner.Në vitin 2007, rreth 197 milion PC janë hequr nga përdorimi, nga të cilat 44 përqind prej tyre janë hedhur në shitje si kompjuterë të dorës së dytë.
Shumë konsumatorë dhe biznese preferojnë PC të përdorur me XP, pasi këta kanë ende kopjet e vjetra të aplikacioneve, që zakonisht nuk punojnë aq mirë në PC-të me Vista, thotë David Doud, menaxher hulumtimesh në IDC. Intel ka bërë të ditur gjatë pjesës së parë të vitit 2008, se XP do të jetë SO dominues mes punëtorëve edhe për ca kohë.
“Një tjetër arsye kryesore pse shohim që njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë në XP është standardizimi. Pesë PC me Vista dhe pesë me XP mund të krijojnë probleme në përshtatje,” thotë Josh Kaplan, president i ofruesit të shërbimeve për PC, Rescuecom.
Blerja e një PC-je të përdorur është një mënyrë e lirë për të pasur një XP të licencuar, thotë Daoud. Alternativa tjetër është të blini një kompjuter të ri për biznes, me Vista, e pastaj të kaloni në XP, që do të ishte e shtrenjtë.
Edhe pse çmimet e lira i bëjnë PC-të e përdorur atraktivë, blerësit duhet të sigurohen se janë duke blerë një harduer që ka XP të licencuar. Shumë rishitës po vendosur kopje pirate të XP, që të mund të shesin PC-të e tyre me çmime të ulëta, thotë Charles Smulders, bashkautor i studimit të Gartner.
Microsoft ofron zakonisht një certifikatë të vërtetësisë, që vendoset në harduer, e cila i ndihmon përdoruesit të identifikojë kopjet e licencuara të XP-së. Çertifikata mund të jetë brenda apo jashtë harduerit, apo edhe në kutinë e Windows XP. Përdoruesit mund të vërtetojnë licencën e tyre edhe në faqen e Microsoft.

Lajmet e fundit>