Harduer

PC TouchSmart 600 i HP-së ofron një paraqitje të përgjegjshme

Nov 16 2009
0 Shpërndarje
PC TouchSmart 600 i HP-së ofron një paraqitje të përgjegjshme

 Siç duket, ekrani 23 inç i TouchSmart 600 përkrah rezolucion prej 1920 me 1080 (1080p)- ideal për të shikuar filma të definimit të lartë dhe TV nëpërmjet prizës së tij drive Blu-ray dhe HDTV tuner-it. Ju gjithashtu mund të shihni emisione nëpërmjet 802.11n dhe të vendosni foto me kartën lexuese. Një telekomandues është i përfshirë gjithashtu. Programi custom- touch i HP-së shkëlqen më të vërtetë. Versioni 3.0 ofron variacione të Hulu, Netflix, Twitter dhe aplikacione të tjera që kanë butona të mëdhenj dhe që i kuptojnë gjestet. Aplikacionet e HP-së multi-task ju mundësojnë kërcimin prapa dhe para duke i lëvizur ato përreth. Përderisa prekja mbetet interaksioni më i mirë me PC, HP gjithashtu vjen edhe me një mi wireless dhe me një tastierë të profilit të vogël, gjithashtu wireless. Testimi ynë i njësisë 1600$ kishte një Windows 7 Home Premium (64-bit), një procesor 2.13GHz Intel Core 2 Duo P7450, memorie 4GB DDR-1333, një GPU 1GB nVidia GeForce GT230M dhe një hard drive 750GB. Këta komponentë e ndihmuan sistemin që të arrijë një rezultat WorldBench 6 prej 92, në mes të rangut për PC-të tona të gjitha në një. Në lojëra, sidoqoftë, kishte probleme me zënien e vlerësimit të kornizës. Nëse jeni gati për të arritur dhe prekur Windows 7,  ky TouchSmart 600 e bën atë argëtim dhe njëkohësisht efektiv.

Lajmet e fundit>