Analiza

PC Ultramobile, vende-vende i ashpër

Mar 30 2010
0 Shpërndarje
PC Ultramobile, vende-vende i ashpër

Si një “media player portativ”, Viliv S5 me stil tabletë është një ultramobile PC i vogël, me touchscreen, që përdor Windows XP Home Edition. Ai ka shumë karakteristika të një kompjuteri më të madh dhe kombinon një Intel Atom 1.3 GHz me Wi-Fi, Bluetooth dhe aftësi për GPS.

Me përmasat 15.4 me 8.4 me 2.3 cm dhe një peshë prej vetëm 530 gramësh, ai vjen në tre konfigurime. Një model 599$ pajiset me një hard disk 60 GB, por jo me një slot 3G. Një model prej 699$ ka një hard disk solid state 32 GB dhe është përsëri pa 3G. Modeli prej 799$, që testova, kishte të njëjtin hard disk solid state prej 32 GB dhe një slot 3G.

Ekrani 4.8 inç 1024-me-600 pikselë është i qartë, i shndritshëm dhe përgjigjet shpejt. Keni një xhoistik katërdrejtimësh, por jo një tastierë apo mi – dhe në display-n e vockël të Windows-it, prekjet e sakta të gishtërinjve janë një sfidë e vërtetë. Për të ndihmuar, në rripin e dorës gjendet një stylus (majë shkruese) që ngjan me një pens kitareje.

Tastiera gjysmëtransparente e programit zë gjerësinë e plotë dhe gjysmën e lartësisë së ekranit, që bën të mundur butona të mëdhenj, por shpesh e vendos tastierën mbi fushën apo linjën ku po shkruani (mund të merrni tastierën tuaj USM dhe ta lidhni në portin USM të Viliv).

Performanca zhgënjyese 3G dhe një tastierë e shëmtuar e programit do të largojnë disa blerës, sidomos në një çmim (599$) të përafërt me atë të një netbook-u të mirë e të lehtë.

Lajmet e fundit>