Blog

PC World Shqip

Jul 9 2008
0 Shpërndarje
PC World Shqip

PC World ka 25 vjet që botohet dhe fakti që tani po botohet në shqip nuk ja heq këto vite nga supet. Është si të nisësh një shqiptar me studime në dhe të huaj. Fakti që do mësojë gjuhën vendase nuk e bën më pak shqiptar e më shumë të huaj. Është po ai. E njëjtë është dhe historia jonë sot. PC World më në fund mësoi shqip! Unë do ta konsideroja një festë deri diku këtë fakt, sepse më në fund do të kemi gjithë informacion e duhur mbi gjithçka të rëndësishme kur vjen puna për kompjuterat, internetin dhe TI-në (Teknologjinë Informatike).

Amatori i teknologjive të mileniumit të ri do të gjejë gjithë informacionet që i duhen në faqet e PCWA (PCWorld Albanian). Në të njëjtën revistë, ekspertët do të shkëmbejnë mendime e do të zbulojnë magjinë e tyre informatike. Nëse do të dish diçka, tani ke se kë pyet!

Nuk mbaron gjithçka këtu. Më në fund, botimi i PCWA do ta fusë Shqipërinë në hartën informatike të botës. Ekspertët shqiptarë do të kenë një trampolinë ku të shpalosin talentin dhe dijet e tyre në sytë e botës. E njëjta gjë vlen dhe për biznesin. Në faqet e PCWA do të gjejë zgjidhjet që i duhen, këshillat që askush nuk ja jep, sigurinë e fj alës së një eksperti. Me gjithë sa thashë më lart duket sikur PCWA do të jetë një revistë e mërzitshme teknike për “minjtë” e kompjuterave dhe internetit, por nuk është kështu. Në faqet e revistës do të gjeni dhe plot kuriozitete që gjithkush dëshiron t’i dijë. Kush e ka shpikur kompjuterin dhe kur? E di ndonjëri? Edhe unë që po shkruaj këto rreshta nuk jam shumë i sigurt, ndaj, mbaj një shënim: T’i kërkohet redaktorit përkatës të gjejë informacionin se kush ka shpikur kompjuterin! Mund të them se nuk ka argëtim më të madh se të punosh te PCWA. Pas çdo shkronje mëson diçka të re; diçka që me siguri mund të ta lehtësojë jetën po ta përdorësh. A e dini se televizorët plazma prishen po të lesh një foto të shfaqur për shumë kohë? As unë nuk e dija, por lexo më tej në faqet e revistës e ke për ta parë se si ndodh.

Prej 25 vjetësh PC World ka lidhur biznesin me blerësin e përdoruesin dhe PCWA do të vazhdojë këtë traditë. Me mendje të hapur ne do të kontribuojmë në vendosjen e një marrëdhënie më të fortë mes industrisë TI dhe përdoruesit të kompjuterit, sepse nuk mund të ketë industri pa përdorues dhe kompjutera për t’u përdorur pa industri.

Kompjuterat dhe interneti janë bekimi më i madh i njerëzimit për mileniumin e ri, ndaj është mirë t’i njohim më mirë e t’i respektojmë. Nëse dikur i thoshim dikujt në letër: Të kam gjithnjë në mendje! Tani kjo s’është e nevojshme, sepse kur kujton dikë të mjaft on të hysh në messenger për ta parë e për t’i dëgjuar zërin. Kur të shof me sy, më merr malli për ty! Tani më merr gjithnjë se të shoh përditë!

Uroj të argëtoheni duke mësuar çdo muaj plot gjëra të reja në faqet e PCWA.

Lajmet e fundit>