Harduer

PC me ftohje vertikale nga Digital Storm

Jan 24 2011
0 Shpërndarje
PC me ftohje vertikale nga Digital Storm

Dizajni i kësaj shtëpize mundëson që pllaka amë të rrotullohet për 90 shkallë ndërsa hapësirat e qarkullimit të ajrit mundësojnë që nxehtësia të lëviz  prej shtëpizës në formë natyrale e jo të detyrohet të largohet përmes ventilatorëve. Ky lloj dizajni mundëson që përdoruesit të shfrytëzojnë deri në 4.7 GHz të fuqisë së procesorëve të rinj Sandy Bridge nga Intel.

Pllaka amë është Micro-ATX, ndërsa shpërndarja vertikale mundëson që ajo të rrotullohet për 90 shkallë – që është një lëvizje që i mundëson shfrytëzimin e tendencës natyrale të nxehtësisë për tu ngritur në ajër.

Konsumatorët mund të fillojnë me porosit e para qysh prej ditës së sotme, ku çmimi bazë fillon prej 1,332 dollarë me procesorë Core i3-2100, 4GB RAM DDR3-1600, Nivdia 1GB Geforce GT 220, HDD 1TB dhe një kopje e Windows 7 Home Premium. Kurse modelet me konfigurime më të larta, ofrojnë hapësira për largim të shpejtë të pjesëve si hard disku apo njësia optike, një palë porte USB 3.0, pastaj mundësi për 3.3 GHz Core i5 apo 3.4 GHz Core i7, 8GB Ram dhe madje një apo dy kartela grafike GeForce GTX 580. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>