Lajmet

PCWA SpeedWave, krahasoni shpejtësinë tuaj të internetit me të tjerët

Jul 22 2011
0 Shpërndarje
PCWA SpeedWave, krahasoni shpejtësinë tuaj të internetit me të tjerët

Pavarësisht faktit se Kosova nuk ka IP’t e veta dhe kur jeni me IPKO si ISP dilni se po jetoni në Shqipëri e me Kujtesë sikurse po jetoni në Serbi, PCWorld Albanian ka vendosur që të bëjë një test krahasues mes shpejtësive të internetit që kanë konsumatorët në këto dy vende, duke përdorur veçorinë Speed Wave të faqes www.speedtest.net

Ju mund të merrni pjesë duke klikuar këtu dhe nuk do të humbisni vetëm 10 sekonda kohë për të bërë dy klikime… por në anën tjetër do të na ndihmoni neve të krijojmë një artikull me informacionet krahasuese që do t’i nxjerrim gjatë kësaj periudhe një mujore, e gjithashtu do të keni edhe ju një pasqyrë të asaj sesi qëndron shpejtësia juaj e internetit në krahasim me përdoruesit tjerë nëpër Kosovë e Shqipëri.

Ndoshta gjatë këtij misioni do të na bashkohen edhe përdorues tjerë me ISP nga shtetet tjera fqinje, kështu që mund të kemi një bazë më të gjerë të shënimeve për krahasim. /pcworldalbanian

Rreth Speed Wave

Speed Wave është një veçori që ofron mundësi të lehtë për të krahasuar rezultatet me të tjerët, duke krijuar konkurrencë miqësore por në anën tjetër duke ofruar edhe statistika të dobishme. Pjesëmarrësit fitojnë etiketa (badges) special për arritjet si shpejtësinë më të madhe të shkarkimit apo ngarkimit, apo edhe etiketa për internetin më të dobët, etj. 

Nëse keni kohë shkëmbejeni edhe tek miqtë tuaj në mënyrë që të kemi një bazë më të gjerë të statistikave, që mund t’ju shërbejnë edhe të tjerëve. 

Një falënderim nga ana e PCWorld Albanian shkon edhe për Elt Jon që na ka shkruar në faqen tonë në Facebook për të bërë një garë të këtillë miqësore. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>