Lajmet

PCWorld Albanian sponsor medial për Konferencën e hakerëve në Budapest

Aug 29 2010
0 Shpërndarje
PCWorld Albanian sponsor medial për Konferencën e hakerëve në Budapest

Mbi një mijë IT ekspertë Hungarez dhe të huaj pritet të paraqiten në atë që ekspertët Hungarez të sigurisë e konsiderojnë si një prej ngjarjeve më të vjetra të pavarura IT në këtë vend. Ligjerata kryesore  do të mbahet nga Bruce Schneier, një prej ekspertëve të sigurisë më të vlerësuar në botë.  Kontribuues tjerë të huaj përfshijnë gurun e Oracle, Alexander Kornbrust dhe ekspertin e viruseve Robert Lipovski nga ESET Laboratory, Bratislavë.

Informata të mëtutjeshme do të gjeni në www.hacktivity.hu, ndërsa në të njëjtën kohë përdoruesit e Facebook do të mund të përcjellin faqen e tyre, ku mund të njihen edhe më afër rreth risive dhe të fitojnë një bonus prej 10 për qind zbritje.

Përveç PCWorld Albanian dhe kolegëve tanë të PCWorld Hungary, ka edhe shumë e shumë sponsor të tjerë të cilët mund t’i gjeni në ueb faqen e tyre, por duhet theksuar se këtë vit për herë të parë në partneritet është edhe BalkanITpartner, e cila është pronë e kompanisë kosovare ITBM Group dhe është qendër për regjistrimin e bizneseve e organizatave të Ballkanit që veprojnë në fushën e ICT-së.

Për lexuesit e PCWorld Albanian që synojnë të shkojnë dhe të përcjellin këtë ngjarje do të ketë një përparësi speciale  për ta, përkatësisht 10% zbritje për të gjithë ata që shënojnë PCWORLD-10 në kuponin e regjistrimit për konferencën Hacktivity 2010.

Lajmet e fundit>