Lajmet

PDF4Kindle shndërron skedarët PDF në libra për Kindle

Jul 14 2013
0 Shpërndarje
PDF4Kindle shndërron skedarët PDF në libra për Kindle

PDFLexuesi Kindle mund të jetë mjaft i këndshëm për shumëkënd për të lexuar, por ekrani është mjaft i vogël dhe pak i turbullt për të qenë si lexues i dobishëm i skedarëve PDF.

Derisa është duke çaluar në mundësinë për t’u rregulluar, PDF4Kindle e zgjidh këtë problem mjaft mirë duke e bërë shndërrimin e skedarëve PDF në formatin .mobi të Amazon dhe e tërë kjo duke qenë tërësisht në ueb.

Programi Calibre mund ta bëjë të njëjtin shndërrim (dhe shumë shndërrime të tjera po ashtu), por nëse jeni në një kompjuter që nuk e ka atë të instaluar, ose ju thjesht nuk doni që të kaloni përgjatë shumë menyve, PDF4Kindle është një alternativë e duhur. Ju vetëm e ngarkoni një skedar PDF përgjatë faqes dhe shkarkoni një skedar të tipit .mobi disa momente më vonë.

Ky aplikacion nuk do të kthejë faqet e skanuara në tekst përgjatë OCR, por cilido PDF që mundëson përzgjedhjen e tekstit duhet të punojë siç duhet. (PCWorld Albanian)

Tags >

PDF
Lajmet e fundit>