Vëzhgim

PeerIndex arrin në 45 milion profile të vëzhguara

Jun 22 2011
0 Shpërndarje
PeerIndex arrin në 45 milion profile të vëzhguara

Herën e fundit që dëgjuam diçka rreth kësaj, bëhej fjalë për Klout që kishte arritur të përcjellë 60 milion profile. Por tani duket se PeerIndex është afër dhe po shihet në retrovizor, për shkak se ka arritur në vëzhgim të 45 milion profileve dhe rritja po vazhdon. 

PeerIndex, që identifikon ekspertët që përdorin rrjetet sociale si Twitter për të folur rreth temës së pëlqyer prej tyre, është duke ndërtuar në mënyrë efektive një vegël të re për marketing që ju mundëson personave që merren me marketing dhe krijuesve të brendeve që të qasen në mënyrë specifike tek individët me ndikim të lartë. 

Gjersa Klout na ofron një rezultat të përgjithshëm për ndikimin e njerëzve, PeerIndex shkon drejt temave specifike në të cilët janë ekspertët njerëzit dhe i rendit ato në bazë të një algoritmi që është në pronësi të tyre. Ata thonë se kjo eviton që brendet të përdorin rrjetet sociale për të targetuar njerëzit e gabuar. 

Por përderisa për Kosovën këto gjëra ende janë “shkencë në vete”, trendet e botës po sfidojnë këtë ambient të ri të marketingut duke kërkuar një audiencë specifike në mesin e më shumë se 175 milion përdoruesve që janë pjesërisht aktiv nëpër rrjetet sociale. 

E sa për PeerIndex, ajo është një startup që mbështetet nga njerëz si Sherry Coutu, Stefan Glaenzer (një ish prej Last.fm), Bill Emmott (ish Kryeredaktor i “The Economist”), Ab Banerjee (ish CEO i RAW Communications), Simon Gibson, Anthemis dhe Nauiokas Park. 

Nëse jeni përdorues aktiv të Twitter, futuni në listën e Top përdoruesve Shqiptar të Twitter, ku vazhdon të prijë Eliza Dushku me më së shumti ndikim, por e cila pavarësisht kërkesave të shumta të përdoruesve shqiptar të Twitter, ende nuk është regjistruar. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>