Analiza

“Pëlqimi” në Facebook mbrohet nga kushtetuta e SHBA-së

Sep 20 2013
0 Shpërndarje
“Pëlqimi” në Facebook mbrohet nga kushtetuta e SHBA-së

Klikimi “Like” ose “Pëlqej”, që mund të shihet tek ata që e përdorin gjuhën shqipe në Facebook, për ndonjë postim ose faqe tani është një formë e shprehjes që mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së, sipas një opinioni të lëshuar të mërkurën nga një gjykatë federale, që përmbysi një vendim të kundërt që ishte në të kaluarën.

Vendimi që “Like” në Facebook të jetë një shprehje e mbrojtur mund të vendos një precedent se si gjykatat i aplikojnë rregullat për shprehjen e lirë në veprimtaritë online të përdoruesve.

Për Gjykatën e Ankesave të SHBA-së në Richmnd, pëlqimi i një kandidati në Facebook duhet të ketë të njëjtat mbrojtje si veprimtaritë e jetës reale që paraqesin mbështetje politike.

“Pëlqimi i një faqe të fushatës së një kandidati politik komunikon aprovimin e kandidatit dhe mbështet fushatën duke e lidhur përdoruesin me të,” shkroi gjykatësi William Traxler, i cili ishte autor i këtij opinioni.

“Interneti është i barabartë me paraqitjen e një shenje politike përpara oborrit të dikujt, për të cilën Gjykata Supreme ka vendosur që është shprehje e pavarur.”

Rasti varet nëse B.J. Roebrts, që është shef i Hampton, Va., që në mënyrë të jashtëligjshme largoi nga puna gjashtë punëtorë të tij të cilët e mbështetën Jim Adams-in, kundërshtarin e tij në zgjedhjet për sherif.

Njëri nga punëtorët, Daniel Ray Carter, kishte pëlqyer faqen në Facebook të kundërshtarit politik të shefit të tij.

Facebook, punëtorët e përjashtuar dhe Unioni Amerikan për të Drejtat Civile u pajtuan që “Pëlqimi” në Facebook duhet të shihet si shprehje e lirë. Kjo do të nënkuptonte që një shef i i një institucioni nuk mund të largojë nga puna ligjërisht punëtorët ose punëtoret për shprehje të opinioneve në rrjetin shoqëror. (PCWorld Albanian)

facebook-like

Lajmet e fundit>