Lajmet

Pëmirësohet aplikacioni i Twitterit për iPhone

Jul 10 2012
0 Shpërndarje
Pëmirësohet aplikacioni i Twitterit për iPhone

Një version i ri dhe i përmirësuar i aplikacionit për iOS i rrjetit Twitter mund të dalë shumë shpejt, që do t’u ofroj përdoruesve përvojë më të mirë për dallim nga versioni aktual. Shënimet dhe pamjet e lëshuara të postuara 9to5Mac rreth dyqanit App Store për iOS 6 duket se kanë zbuluar disa ndryshime të mëtuara për Twitter për versionin 4.3 të iPhone.

Në mesin e veçorive që janë përfshirë në përshkrim janë njoftimet për cicërimat që ndiqni, një lajmërim kur rrëfimet e reja janë në dispozicion, përkrahje më e mirë për shtimin e fjalëkalimeve, ikona të llogarive që ju dërgojnë drejtpërsëdrejti në profilin e dikujt dhe përmirësime për përmbushje automatike.

Poashtu është premtuar një përvojë më interaktive me cicërima të caktuara, duke nënkuptuar mundësinë për t’i parë fotografitë dhe shikuar videot.

Për njerëzit që nuk e pëlqejnë veçorinë e përgjithshme për trendet, do të jenë në gjendje që të krijojnë dhe rregullojnë trendet sipas dëshirës së tyre. Dhe sipas pamjeve përmirësimet e funksionimit janë pjesë a pakos së re.

Megjithëse shënimet ishin zbuluar si pjesë e iOS 6 App Store, përdoruesit e iPhone dhe iPad mund të mos kenë nevojë të presin derisa iOS 6 të lëshohet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>