Harduer

PengPod, tableti i vërtetë Linux që kushton 120 $

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
PengPod, tableti i vërtetë Linux që kushton 120 $

Tregu i tabletëve përmban aktualisht shumë versione të Linux-based Android, por kompania po tenton të prodhojë një linjë të rë që e quan “pajisjet e vërteta Linux”.

Deri tani kemi parë tabletë me Linux si Vivaldi dhe Trimble Yama, por linja e re e PengPod-it nga Peacock Imports përfshin modele 7 dhe 10 inç si dhe një mini PC, të gjitha që operojnë me sistemin operativ pa pagesë dhe open-source. “Qëllimi ynë është të ndërtojmë një tablet të fuqishëm, të vërtetë Linux, pa u frenuar nga kufizimet e Android e me një çmim të arsyeshëm”,- shpjegon kompania.

“Nëse jeni fans i Linux, me siguri jeni duke përdorur një telefon Android. Por Linuxi është përtej saj apo jo? Sepse është i hapur, ekzekuton të gjitha programet me të cilat jeni familjarizuar dhe lejon të eksperimentoj e të argëtoheni me këtë”,- shton kompania. “Kjo gjë nuk ndeshet shpesh në sistemet e tjera, prandaj mendojmë të gjejmë një zgjidhje që ju të punoni me një Linux të vërtetë, i cili ekzekuton të gjitha softuerët që ju dëshironi.”

Opsioni dual-booting

Të treja pajisjet e linjës PengPod i japin mundësi përdoruesit të zgjedhë nëse do të përdorë Linux apo Android 4.0, si sistem operimi. P.sh, PengStick 85$ është një mini PC 3.5 inç, ka 1 GB RAM, 4 GB hapësirë dhe WiFi.

Pajisja ka USB OTG adapter, një kabëll mini HDMI-to-HDMI, dhe mund ta ekzekutojë Linuxinnga një kartë SD. Për 5 $ më tepër, mund të merrni Linuxin të instaluar dhe 8 $ të tjera më shumë merrni një kartë SD Linux 8 GB për dual-booting.

PengPod700, nga ana tjetër, është një tablet 7-inç me Android në hapësirën flash dhe një kartë bootable Linux SD. Ekrani është me prekje, ka gjithashtu 1 GB RAM, 8 GB flash, bokse, dhe një kamera frontale.

Oferta fillestare prej 99 $ ka përfunduar kështu që çmimi zyrtar është 120 $. Së fundi, tableti PengPod1000 me ekran 10 inç kushton 185 $. Porositjet paraprake kanë filluar në Indiegogo. Shpërndarja e pritur e të treja pajisjeve është në janar 2013.

Videoja e mëposhtme ju jep një tablo më të qartë të këtyre pajisjeve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>