Biznes

Për 1 muaj, 40 milionë licenca të shitura të Windows 8

Nov 28 2012
0 Shpërndarje
Për 1 muaj, 40 milionë licenca të shitura të Windows 8

Microsoft-i ka shitur 40 milionë licenca të sistemit operativ Windows 8 që kur u lëshua një muaj më parë.

“Ne besojmë që Windows 8 është duke u formësuar si njëri nga produktet më të suksesshme të ndërmarrjes”,- tha Tami Reller, e cila është shefja e marketingut të Microsoft dhe zyrtare e lartë financiar për Windows.

Reller foli të martën në Konferencën e Përvitshme të Teknologjisë Credit Suisse, në Scottsdale, Arizonë. Reller tha gjithashtu që Surface RT Pro do të jetë në dispozicion në muajin janar. Më parë ndërmarrja deklaroi vetëm që kompjuteri do të jetë në dispozicion në fillim të vitit 2013.

Ajo gjithashtu tha që Outlook.com, një ri-lëshim i shërbimit Hotmail, ka marrë 25 milionë përdorues.

Gjatë bisedës të saj, Reller tregoi disa statistika duke treguar se sa mirë ka udhëtuar Windows 8 me përdoruesit, mbase duke i adresuar kritikat e ndërfaqes së vet të përdoruesit.

“Kur njerëzit përjetojnë Windows 8, ata do të gjejnë që është i thjeshtë për t’ia filluar dhe argëtim për të mësuar”,- tha ajo.

“Ne e dimë nga të dhënat që jemi duke marrë, që konsumatorët e vërtet e marrin produktin.” (PC World Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>