Harduer

Për çfarë përdoren kryesisht orët inteligjente?

Aug 23 2017
0 Shpërndarje
Sipas të dhënave të publikuara nga NPD Group, 9% e konsumatorëve Amerikanë mbi moshën 18 vjeç kanë një orë inteligjente. Për çfarë përdoren kryesisht orët inteligjente?

Kur Apple lançoi Apple Watch në 2015-ën, shumë pritën që orët inteligjente të kishin shitje të bujshme ashtu si iPhone dhe iPad bënë me telefonët dhe tabletët.

Ndërsa orët inteligjente kanë fituar popullaritet në dy vitet e fundit, ende nuk kanë arritur të impresionojnë përdoruesit.

Sipas të dhënave të publikuara nga NPD Group, 9% e konsumatorëve Amerikanë mbi moshën 18 vjeç kanë një orë inteligjente.

Grafiku i paraqitur mëposhtë tregon arsyet kryesore të përdorimit të produkteve në fjalë. Sigurisht ata përdoren për një sërë aktivitetesh por kryesoret janë njoftimet dhe SMS-të. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>