Lajmet

Për festat e fundvitit, në iBookstore mund t’u dhuroni miqve libra elektronike

Dec 23 2013
0 Shpërndarje
Për festat e fundvitit, në iBookstore mund t’u dhuroni miqve libra elektronike

ibookstoreKrishtlindjet po afrojnë dhe Apple ka shtuar një dhuratë të veçantë, dedikuar posaçërisht kësaj feste.

Në iBookstore është hapur një opsion i ri për nejrëzit që duan të dhurojnë libra për adhuruesit e iPhone-ëve dhe iPad-ëve.

Siç është vërejtur fillimisht nga Macworld, dërgimi i dhuratave në dyqanin e librave funksionon njësoj si në iTunes apo App Store.

Nëse po përdorni një Mac, ngjitur me çmimin do të gjeni një menu “dropdown”, ndërsa nga iOS mund ta gjeni nga butoni Share.

Në Mac, zgjidhni “Gift This Book”; në iOS, zgjidhni “Gift”.

Më pas mund të shtoni detajet e personit që po ia dërgoni: adresën e e-mail-it, emrin tuaj dhe një mesazh. Ka edhe një opsion për të zgjedhur datën se kur dëshironi ta dërgoni.

Ashtu si edhe me shërbimet e tjera të Apple, dhuratat funksionojnë vetëm mes njerëzve llogaritë Mac/Apple të së cilëve janë në të njëjtin shtet, një tjetër arsye pse duhet të keni një llogari në “shtëpinë tuaj” nëse jetoni larg saj. (PCWorld Albanain)

Tags >

e-book
Lajmet e fundit>