Biznes

Për Gates, blerja e Skype ishte gjë e mirë

May 18 2011
0 Shpërndarje
Për Gates, blerja e Skype ishte gjë e mirë

Themeluesi i Microsoft tha se ai “ishte një prej atyre që kanë këmbëngulur më së shumti në nivelin e bordit për të kompletuar marrëveshjen”. Skype, një shërbim për video thirrje përmes internetit, ishte blerë nga Microsoft gjatë javës së kaluar. Marrëveshja ishte më e madhja që ka bërë Microsoft në historinë e saj. 

Disa analistë kanë vënë në pyetje faktin nëse Microsoft ka paguar më shumë se ç’duhet por vet Gates ka insistuar se kjo nuk qëndron. “Unë mendoj se kjo gjë është e shkëlqyer, e shkëlqyer si për Skype ashtu edhe për Microsoft” tha Gates për BBC. 

Ai shtoi se “do të jetë fasinuese të pritet dhe të shihet sesi idetë brilante përtej domenit të Microsoft, do të vijnë së bashku me Skype, dhe sesi do të shfrytëzohen ato”.  

Gates është ende anëtarë i bordit të drejtorëve të Microsoft, përkatësisht drejtor i Microsoft, por ai në fakt është larguar prej angazhimit të plotë në kompani gjatë vitit 2008, për tu fokusuar më shumë në punën e tij të bamirësisë. 

Në pyetjen e bërë nga BBC në lidhje me atë nëse era e PC-së është afër fundit, Gates u shpreh: “PC-ja e tableti, e shumë pajisje tjera digjitale do të punojnë së bashku, por ajo që po bëhet më e rëndësishme se kurrë më parë është softueri”. 

“Ju do të arrini në një moment kur do të shihni një PC dhe do të thoni a është një telefon apo table?… Këto fjalë do të ndryshojnë për shkak se inovacioni është ekstrem i shpejtë” përfundoi ai./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>