Lajmet

Për herë të katërt me radhë organizohet Kampi për Inovacion Social në Kosovë

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Për herë të katërt me radhë organizohet Kampi për Inovacion Social në Kosovë

fotoNën organizimin e Laboratorit për Inovacion të UNICEF-it në Kosovë dhe në bashkëpunim me ekspertët nga Kampi për Inovacion nga Britania e Madhe, gjatë fundjavës, 4-6 prill 2014, në Prishtinë, do të mbahet Kampi për Inovacion Social. Ngjarja ka për qëllim bashkimin e ideve, njerëzve dhe mjeteve dixhitale për të zgjidhur probleme sociale brenda 48 orëve, përmes teknologjisë së uebit.

Në këtë kamp pritet të marrin pjesë ekspertë lokalë dhe ndërkombëtar nga fusha të ndryshme si zhvillues softueri, ekspertë të marketingut, ku ndër ta është edhe bashkëthemeluesi dhe drejtori i Kampit për Inovacion Social i Britanisë së Madhe – DanMcQuillan.

Ky kamp është i hapur për të gjithë të interesuarit nga Kosova që i takojnë grup-moshës 18-29 vjeç, ndërsa gjashtë ekipet e përzgjedhura për pjesëmarrje do të garojnë për tre çmimet e para, të cilat do të sponsorizohen për 3 muaj pas kampit, për të ndihmuar në implementim dhe zhvillim të produktit të tyre. Të gjithë të interesuarit që kanë ide të cilat mendojnë që mund të jenë në mesin e atyre që mund të përzgjidhen për të marrë pjesë, kanë kohë të aplikojnë deri më 24 mars 2014. Aplikimi bëhet nëpërmes formës së vendosur në faqen e kampit.

Kampi është i hapur edhe për pjesëmarrësit të cilët nuk kanë ndonjë ide konkrete, por që me aftësitë dhe njohuritë e tyre mund të kontribuojnë, të cilët mund të aplikojnë deri në datën e përmendur më lart. Për më tepër informacione mund të vizitoni faqen zyrtare në Facebook të Laboratorit për Inovacione të UNICEF-it në Kosovë. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>