Lajmet

Për herë të parë, Apple fillon ruajtjen e të dhënave të përdoruesve në Kinë

Aug 17 2014
0 Shpërndarje
Për herë të parë, Apple fillon ruajtjen e të dhënave të përdoruesve në Kinë

Apple-logoKompania Apple tani është duke përdorur serverët në Kinë për të ruajtur të dhënat që iu përkasin përdoruesve të China Telecom, duke përfunduar politikën e saj të ruajtjes së informacioneve në SHBA. Apple konfirmoi ndryshimin për Wall Street Journal, duke shpjeguar që kjo gjë vjen pas 15 muaj testimesh. Nuk është e qartë saktësisht se përse Apple është duke kaluar në serverët lokalë, por është e mundshme që përpiqet të ofrojë cilësi më të mirë të shërbimit për konsumatorët e China Telecom-it, ku mund të ruhen muzika, fotografitë dhe dokumentet nga shërbimi i vet iCloud.

Kina ka qenë duke u ndeshur me një numër të kompanive të mëdha të teknologjisë nga SHBA. Tani janë duke u bërë hetime për Microsoft dhe Qualcomm, ndërsa pak kohë më parë Kina kritikoi për mundësinë e vet për të zbuluar të dhënat e përdoruesve nëpërmjet veçorisë së ndjekjes së lokacionit të përdoruesit. Apple tregoi për Journal që të dhënat janë të shifruara, por teoricienët e konspiracioneve ende mund të kuptojnë që ruajtja e informacioneve në Kinë i jep qeverisë një mundësi për t’iu qasur atyre.

LinkedIn dhe Evernote, dy kompani këto nga SHBA-ja me serverë lokalë në Kinë, më parë kanë pranuar që janë të pafuqishme për të ndalur shtetin nëse ai dëshiron t’iu qaset të dhënave të ruajtura në këtë vend. Nuk është e qartë nëse Apple ka plane për të vendosur serverë të dedikuar për konsumatorë të China Mobile dhe China Unicom, që janë dy bartësit e tjerë mobilë në këtë shtet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>